Quantcast
Channel: Si te gatuajme – Receta gatimi te ndryshme shqiptare dhe te huaja
Viewing all 38 articles
Browse latest View live

Si te gatuajme shendetlie


Si te presim bakllavane

Si te gatuajme, sheqerpare, specialitet Dibran

Ballakume Elbasani

$
0
0

Si të gatuajmë Ballakume Elbasani – Receta gatimi për Ballakume Elbasani.

Ballakumet janë një ëmbëlsirë tipike elbasanase të cilat tradicionalisht gatuhen ne diten e 14 Marsit që njihet si “Dita e Verës”. Gatimi i kësaj ëmbëlsire kërkon pak teknikë dhe vemendje disi të vecantë, por nqs jeni të kujdesshëm në përgatitjen e tyre, atëherë asgjë nuk është e pamundur dhe rezultati do të jetë mjaft i kënaqshëm! Tani do tju tregojme se si kjo formulë e veçantë gatimi e kuzhinës tradicionale vendase elbasanasee kthehet në një shije të mrekullueshme të kësaj ëmbëlsire.

Përgatitja

Si fillim, tresim gjalpin në një tenxhere alumini dhe e lemë për rreth gjysëm ore derisa të fundërrojnë kripërat e tij. Me pas në një ene të thellë rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa të formohet një mase e bardhë dhe homogjene. Në një ene tjetër përziejmë vezët e plota me qumështin dhe i shtojmë ngadalë tek masa me sheqer dhe gjalp duke vazhduar rrahjen. Shtojmë gjithashtu ngadalë miellin e misrit dhe në fund atë të grurit duke e vazhduar rrahjen kësaj here me ndihmën e një piruni. Në këtë fazë, e lemë brumin të pushojë për rreth 15-20 minuta. Megjithëse brumi në fillim mund të duket shumë i butë apo i qullët, kjo kohë i lejon grimcave të miellit të thithin lagështirën e tepërt të tij, por nqs edhe pas 20 minutash brumi rezulton përsëri i qullët, shtojmë pak miell dhe e përziejmë sërish. Marrim me dorë pak brumë dhe formojmë disa forma sferike të shtypura me madhësi mesatare të cilat i vendosim në një tavë të lyer me gjalp dhe pak miell (ose të shtruar me letër furre). Ballakumet vendosen në distancë me njëra-tjetrën në furrën e parangrohur në 170 gradë, dhe i lemë brenda derisa ato të marrin një ngjyrë të artë nga sipër, por jo të kuqerremtë! Pas përfundimit të pjekjes, i lemë derisa të ftohen dhe më pas i heqim nga tava duke patur kujdes që të mos ngjiten në të.

Përbërësit për Ballakume Elbasani për Ditën e Verës

– 1kg miell misri
– 100gr miell gruri
– 1kg sheqer
– 500 gr gjalp
– 8 kokrra vezë
– 50ml qumësht

Shënim: Rrahja e brumit preferohet të bëhet me dorë me ndihmën e një piruni apo të një teli për vezët pasi në këtë mënyrë kuptojmë më mirë kur masa merr formëne fijeve dhe rrahja duhet përfunduar. Gjithashtu kujdes të vecantë duhet pasur me miellin, pasi hedhja e tepvrt e tij i bën ballakumet e forta. Në recetën tipike elbasanase, në vend të qumështit hidhet gjysëm filaxhan kafeje ujë finji i cili përgatitet me hi të pastër që është i përzier me ujë dhe më pas lihet disa minuta në qetësi që të filtrohet. Ballakumet preferohen të piqen në një enë apo tavë të madhe bakri të pakallajisur apo në mungesë të saj në  një tavë qelqi.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar ditën e Verës nga Sitegatuajme.Net!

bollokume elbasani

Rizoto me karkaleca

$
0
0

Si te gatuajme Rizoto me karkaleca – receta gatimit per rizoto me karkaleca.

Perberesit per 3-4 persona:
400 gr karkaleca te pastruar
1 ½ gode uji me oriz per rizoto
½ tufe majdanoz
6 thelpinje hudhra
1 koker domate te fresket ose 1 filxhane kafe salce domate
1 kokerr qepe te vogel
  arre muskat
1 filxhan caji vaj ulliri
1 karrote e vogel
2 dado peshku (ose leng brodo zarzavatesh)
2 ½ gote uji per te zjerre orizin

Pergatitja:
Per te pergtitur rizoto me karkaleca veprojme ne kete menyre, Ne fillim i japim nje vale karkalecave, Hedhim vajin e ullirit ne tigan, Skuqim hudhrat, Mbasi kane zjerre karkalecat i derdhim ujin, Grijme qepen dhe e skuqim pak bashke me hudhrat, Grijme edhe karoten ku e kavardisimpak me qepen dhe hudhrat, Hedhim edhe majdanozin dhe i kavardisim pak, Hedhim karkacet mbasi i kemi kulluar dhe i skuqim pak, Hedhim edhe nje koker domate te grire, i skuqim pak te gjitha bashke, Hedhim dadon dhe e leme sa te shkrije. Me pas hedhim orizin te cilin e perziejme mire bashke me perberesit e tjere. Hedhim ujin e ngrohte avash avash dhe duke e trazuar here pas here deri sa orizi te kete ziere. Dhe rizoto me karkaleca eshte gati.

rizoto me karkaleca

E keni provuar recetën e çajit me banane?

$
0
0

Gjumi cilësor është jetik për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Sidoqoftë, stili i jetesës moderne i cili zakonisht nënkupton stres, pasivitet dhe mënyrën e të ushqyerit jo të shëndetshme, mund të ndikojë seriozisht për të keq në cilësinë e gjumit.

Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore duke filluar nga mungesa e vëmendjes, hipertensioni e të tjera.

Edhe pse shumica e njerëzve përdorin pilula gjumi ose produkte të ngjashme për të luftuar pagjumësinë, nuk ka mundësi më të sigurt dhe më të mirë se sa trajtimet natyrale.

Një nga recetat më të preferuara është kjo që e gjeni më poshtë.

Çfarë ju duhet?

1 banane

1 gotë ujë

Kanellë

Si ta përgatisni?

Filloni duke prerë fundin e bananeve, më pas prejeni bananen. Vendosni të gjitha në një enë, shtoni ujë dhe lëreni të zihet për 10 minta. Kullojeni lëngun dhe shtoni kanellë për më shumë shije.

Konsumojeni këtë lëng një orë para gjumit, rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme dhe për më tepër do të keni edhe përfitime shëndetësore.

Si te gatuajme shendetlie

$
0
0

Si te gatuajme Shendetlie – Receta gatimi per Shendetlie – Si pergatitet Shendetlia

Përbërësit për Shëndetlien:

Për 25 copë shëndetlie nevojiten :
Miell – 3 gota uji
Sheqer – 1 gotë uji

Mjaltë 2-3 lugë gjelle
Vezë 2 kokrra
Sodë një majë luge kafeje
Arra 1-2 filxhanë kafeje
Gjalpë 2 filxhanë kafeje

Vanilje
Ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm.

Ne nje ene rrahim vezet me sheqerin derisa perberja te fyhet dhe te zbardhet. Shtojme mjaltin, gjalpin, arrat, miellin dhe soden e bukes. E punojme brumin pak me dore, por kujdes, nuk duhet te rezultoje elastik. E hedhim ne nje tave te lyer me gjalp dhe te sperkatur me pak miell. E vendosim ne furre ne temperaturen 180 grade per 35-40 minuta, deri sa siperfaqja te marre ngjyre kafe. E nxjerrim nga furra dhe e presim me rombe. Nderkohe qe ajo ftohet, pergatisim sherbetin.

Sherbeti: Ujin mesheqer dhe pak vanilje i ziejme per 7 minuta. E leme sherbetin te vaket. (aq sa ta duroje gishti). Nderkohe qe Shendetlija eshte ftohur i hedhim sherbetin persiper ne menyre qe ta thithi plotesisht.

I shtojme persiper arrra te grira. Gati!

Ju befte mire nga Sitegatuajme.Net

Gurabija

$
0
0

Si te gatuajme Gurabija – Receta gatimi per Gurabija. Gurabija me gjalp, me kos me qumesht

 

Perberesit e gatimit per Gurabija: 4 vez, 4 filgjana vaj, 2 filgjana kos,1 pecive (pluhur fryres per embelsira), 4 filgjana sheqer 

Pergatitja: Ne fillim gatuajme brumin me :4 vez, 4 filgjana vaj, 2 filgjana kos,1 pecive (pluhur fryres per embelsira), 4 filgjana sheqer dhe miellë deri se te trashet burimi mire

Pastaj nga brumi i fitura formojme toptha te vegjel i renditim ne tepsi te shtruar me leter dhe i pjekim ne temperatur 200 grade .

Gurabija te pergatitura nga Dita Luani Bajraktari .

Te lumshin duart e dashur.

Ju befshin mire Gurabijat.


Fergese me melçi – Receta gatimi

$
0
0

Receta gatimi per Fergese me Melci. Recete gatimi e thjeshte dhe e spejte. Receta më poshtë do ju tregoje si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur

Përbërësit:

250 gram gjizë
350 gramë mëlçi viçi
1 qepë të grirë imët
2 speca jeshil
2 domate
2 lugë gjelle vaj uliri
kripë, piper për shije

Përgatitja E FERGESES ME MELCI

PER TE PERGATITUR FERGESEN ME MELCI, në fillim vendosim mëlçitë të ziejnë në një tenxhere me ujë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën me specat e prerë në pjesë të vogla.

Gradualisht shtojmë gjizën dhe i trazojmë mirë. Më pas shtojmë mëlçitë, 1 gotë ujë dhe e lëmë derisa ta pijë tërësisht ujin. I rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Në fund e shërbeni të ngrohtë. Fërgesa me mëlçi është gati!

Embelsire e shpejte dhe shume e thjeshte

$
0
0
SI të gatuajme embelsire te shpejte dhe shume te shijshme per familjen tuaj Perberesit: 2 veze 100 gr sheqer 1 pako e vogel vanilje 100 ml vaj luledielli 100 gr kos 200 gr miell 1 pluhur per pjekje Bajame ose arra (sipas deshires) PergatitjaFillimisht rrahim vezet ne nje tas te madh, hedhim dhe sheqerin dhe […]

Embelsire me qumesht dhe cokollate te shkrire

$
0
0
Si të gatuajme embëlsire me qumesht dhe cokollate te shkrirë Perberesit: 800ml qumesht 1 veze 5 luge gjelle sheqer 5 luge gjelle niseshte 6 luge gjelle qumesht 1 sheqer vanilje 100gr cokollate Pergatija:Veme qumeshtin ne zjarr derisa te filloje te vloje. Ne nje tas hedhim vezen, sheqerin vanilje, sheqerin e bardhe dhe i rrahim me […]

Pasta me tono

$
0
0
Kjo eshte nje menyre shume e thjeshte e gatimit te pastave apo makaronave.Ziejme makaronat ne tenxhere (dhe kripe, por me pak se zakonisht, pasi kripe do hedhim dhe te salca) me uje te vluar ne nje zjarr te larte, por pak rreth 2 minuta para se te ziejne plotesisht i heqim nga zjarri dhe i […]

Tarator me kos

$
0
0
Perberesit 0.5 l kos 1 tufe koper 2 thelpinj hudher 2 kastraveca Kripe Piper Vaj ulliri Pergatitja Fillimisht do te grijme hudhrat shume imet, pastaj do te grijme kastravecat ne rende (me ose pa lekure, sipas deshires). Ne nje ene te madhe fusim kosin dhe shtojme kastravecin dhe hudhrat e grira dhe i perziejme. Grijme […]

Qumeshtur me fruta te thata dhe banane

$
0
0
Si te gatuajme qumeshtur me fruta te thata dhe banane. Embelsire e thjeshte tradicionale e Shqiperise se mesme dhe teper e shijshme Perberesit: 1 liter qumesht 3 veze 4 luge gjelle niseshte 1 gote uji me sheqer Kanelle 2 banane Fruta te thata (arra, rrush i thate) Pergatitja: Fillimisht ziejme qumeshtin ne nje tenxhere dhe […]

Mos i zieni makaronat më me uje, gatuajini ne kete menyre dhe do t’iu shkrihen ne goje

$
0
0
E kush është ai që nuk e di se makaronat zihen me uje. Por një recetë e veçante është ajo qe permban qumësht dhe djathë. Ja si mund të pergatitet ajo: Përbërësit për këtë recetë : 300 gr makarona, 4 thelpinj hudhër 2 lugë gjelle gjalpë 1 lugë gjelle majdanoz 450 ml lëng pule 225 […]

Tavë kosi tradicionale Elbasani – Receta me video

$
0
0
Në këtë video nga Youtube do t’ju tregojme si te gatuani Tave Kosi me mish qingji (Tave kosi Elbasani). Video receta per te gatuar tave kosi me mish qingji te shijshme Në këtë video do të gjeni sekretet per gatimin e Tavës së Kosit me mish qingji. Përbërësit: Mish qingji, kos shtëpie, miell, vezë oriz […]

Këto janë frutat dhe perimet sipas stinëve dhe muajve të vitit

$
0
0
Ju premtova dje që do bëj një postim në lidhje me frutat dhe perimet sipas stinëve. Të më falni për vonesën por nuk ishte punë e lehtë. Theksoj që vetëm disa shtete në botë kishin një ‘chart’ apo grafik sipas vendit të tyre. Për mesdhe nuk gjeta dicka të ngjashme, kështu që është dashur që […]

Fileto pule me krem qumeshti

$
0
0
Si te gatuajme Fileto pule me krem qumeshti Perberesit:500 gr fileto pule500 ml qumesht2 luge gjelle miell2-3 luge gjalpVaj ulliriKripeArre moskatPiper i zi2-3thelpinj hudher1 dore bajame te pjekura3-4 luge limon i shtrydhur Pergatitja:Ne fillim pritini holle filetot e pules dhe marinojini me vaj ulliri, kripe, leng limoni. Me pas ne nje tigan te thelle bashkojini […]
Viewing all 38 articles
Browse latest View live